Statistikat e Lindjeve, 2021

  • 29/06/2022

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale (DSS), përpunoj dhe i publikojë të dhënat vjetore për Lindjet, për vitin 2021, duke u bazuar në të dhëna administrative.

Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për, Lindjet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend apo në ndonjë vend tjetër.

Të dhënat e publikuara në këtë raport paraqesin të gjitha rastet e Lindjeve, që kanë ndodhur gjatë vitit 2021.

Në vitin 2021, janë regjistruar 30106 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), prej këtyre lindjeve të regjistruara që kanë ndodhur vetëm në Kosovë janë 22830, nga të cilat meshkuj 11850 apo 51.9% dhe 10980 apo 48.1% lindje janë femra.

ASK do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Me rastin e shfrytëzimit të këtyre informatave të publikuara në këto raporte, Departamenti i Statistikave Sociale i ASK-së, do ti pranojë sugjerimet, propozimet të cilat do të na ndihmojnë që në të ardhmen ti begatojmë përmbajtjet e këtyre raporteve.