Statistikat e Kurorëzimeve, 2021

  • 06/07/2022

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale (DSS), përpunoj dhe i publikojë të dhënat vjetore, Kurorëzimet për vitin 2021, duke u bazuar në të dhëna administrative.

Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile.Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar, për Kurorëzime të dhënat statistikore do të publikohen  sipas parimit të vendbanimit të përhershëm/zakonshëm të të martuarve.

Të dhënat e publikuara në këtë raport paraqesin të gjitha kurorëzimet që kanë ndodhur vetëm në vitin 2021.

Në vitin 2021,janë regjistruar 19,697 kurorëzime.Kurorëzimet e ndodhura vetëm në Kosovë janë gjithsej 18,131 kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1,566. Sipas komunës ku ka ndodhë kurorëzimi, Prizreni zë vendin e parë me 1,673 raste të kurorëzuarve apo 8.5%, vendin e dytë Prishtina me 1,632 apo 8.3% , të tretin Ferizaji me 1,117 apo 5.7 % etj. 32.4 % e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së burrit 25-29 ,ndërsa 32.6 % e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së gruas 20-24.

Kurorëzimet sipas  muajve, muaji Gusht zë vendin e parë me 13.2 % ,muaji Dhjetor zë vendin e dytë me 9.6 %, muaji Janar dhe Shtator zë vendin e tretë me 9.2% , e kështu me rradhë.

ASK vazhdon me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Kurorëzime  DEM-3, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Me rastin e shfrytëzimit të këtyre informatave të publikuara në këtë raport, Departamenti i Statistikave Sociale i ASK-së, do ti pranojë sugjerimet, propozimet të cilat do të na ndihmojnë që në të ardhmen ta begatojmë përmbajtjet e këtijë raporti.