Statistikat e Kulturës, 2021

  • 14/10/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Kulturës për vitin 2021

Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe Qendrës Kulturore për Fëmijë. 

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se: numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës ishte 108 shfaqje teatrale dhe reprizë, derisa kishte 6 278 shikues; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e Fëmijëve “Dodona” ishte 101 shfaqje teatrale dhe reprizë, me 4 829 shikues; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 75 teatrale dhe reprizë, me 4 392 shikues.

Në Galerinë e Arteve janë realizuar 27 ekspozita dhe një numër prej 41 400 vizitorëve.

Numri i filmave të shfaqur në Kinemanë “Cineplexx” ishte 121, prej tyre 2 filma vendorë dhe 119 filma të huaj. Numri i shikuesve ishte 144 427.

Numri i filmave të shfaqur në Kinemanë “Dokukino-Dokufest” ishte 234, prej tyre 25 filma vendorë dhe 209 filma të huaj. Numri i shikuesve ishte 6 000.

Numri i filmave të shfaqur në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” ishte 97, prej tyre 17 filma vendorë dhe 80 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 4 600.

Fondi i librave në biblioteka ishte 1 757 863, ndërsa numri i lexuesve ishte 52 929.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 65, ndërsa numri i vizitorëve ishte 46 392.