Statistikat e Kulturës, 2015
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kulturës 2015”.
Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 152 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 738; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 251 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 22 810; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 89 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 29 600.
Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 26, ndërsa numri i vizitorëve ishte 11 954.
Numri i filmave të shfaqur në kinema ishte 363 prej tyre 47 filma vendorë dhe 316 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 88 987.
Fondi i librave në biblioteka ishte 1 627 745, ndërsa numri i lexuesve ishte 230 234.
Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 62, ndërsa numri i vizitorëve ishte 73 472.
Për më shumë informata, lidhur me publikimin “Statistikat e Kulturës 2015” vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/kultura-dhe-sporti/