Statistikat e Jurisprudencës për Persona të Mitur, 2019
Bie numri i të miturve të akuzuar për vepra penale
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e jurisprudencës për persona të mitur” për vitin 2019
Ky publikim ofron të dhëna statistikore për personat e mitur, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2019. Të dhënat për personat e mitur ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit, mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, llojit të dënimit dhe masave të shqiptuara për kryerësit e veprave penale.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i personave të mitur të akuzuar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2019 ishte 1 013 persona. Numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 414 persona, ose 40.9 % e numrit të përgjithshëm.
Nga gjithsej 1 013 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 686 persona, ose 67.7 % e të akuzuarve. Po ashtu, numri më i madh i të dënuarve ishte në Gjykatën e Prishtinës me gjithsej 294 persona, ose 42.9% e numrit të përgjithshëm