Statistikat e Jurisprudencës për Persona të Mitur, 2018

  • 27/06/2019

Të miturit e akuzuar dhe të dënuar në 2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Jurisprudencës për Persona të Mitur 2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Jurisprudencës për Persona të Mitur 2018”.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për personat e mitur të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2018. Të dhënat për personat e mitur ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit të  kryerësit  të veprës penale, sipas mënyrës së  zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës,  llojit të dënimit dhe masave të shqiptuara për kryerësit e veprave penale.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i personave të mitur, të akuzuar në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës, në vitin 2018, ishte 1 179 persona. Numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me gjithsej 389 persona ose 33.0% të numrit të përgjithshëm.

Nga gjithsej 1 179 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 713 persona, ose 60.5% e tyre.

Gjithashtu, edhe numri më i madh i të dënuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 250 persona, ose 35.1% e numrit të përgjithshëm.