Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë, 2016

  • 27/09/2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë, 2016”.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për persona madhorë, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale, si dhe personat e dënuar për kundërvajtje në vitin 2016.

Ky publikim përmban të dhëna për këta tregues: mënyra e zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësin e aktakuzës, gjininë, kombësinë e kryersit të veprës penale dhe llojin e dënimit.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, del se: në gjykatat themelore dhe degët e tyre  kanë qenë të akuzuar 27 631 persona, prej tyre me aktgjykim dënues janë denuar 17 859 persona. Nga numri i përgjithshëm i të dënuarve 848 janë femra.

Ndërkaq, nga të dënuarit për kundërvajtje janë gjithsej 193 085 persona të dënuar në vitin 2016,  prej  tyre 188 229 janë të dënuar për kundërvajtje në komunikacion.