Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë, 2014

  • 26/06/2015

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë  2014”.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për persona madhorë, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale, si dhe personat e dënuar për kundërvajtje, në vitin 2014.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në Gjykatat Themelore dhe në degët e tyre kanë qenë të dënuar 17.490 persona. Krahasuar me vitin 2013, ku numri i të dënuarve ishte 15.046, ka shënuar rritje për 2.346 persona të dënuar.

Nga numri i përgjithshëm i personave të dënuar 743 kanë qenë femra. Edhe këtë vit, nuk kanë raportuar degët në : Graçanicë, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ndërkaq, të dënuar për kundërvajtje, në vitin 2014 janë gjithsej 204.166 persona, ku krahasuar me vitin 2013 (që ishin 213.099 persona të dënuar), 8.933 kryes të kundërvajtjeve janë më pak. 

Për më shumë informata lidhur me publikimin: “Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë 2014”, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/jurisprudenca