Statistikat e Industrisë (PRODCOM), 2014
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet vjetore për Statistikat e Industrisë - Statistikat e PRODCOM-it për vitin 2014. Anketë, e cila është zhvilluar në Kosova për herë të parë.
Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri (B - nxjerrëse, C - përpunuese, D - furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E - furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave), në baza vjetore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Hulumtimi i PRODCOM-it realizohet me qëllim të sigurimit të të dhënave të detajuara mbi industrinë vendore ta mundësojë krahasimin e tregut vendor me tregun ndërkombëtar, në nivel të detajuar të produkteve/mallrave individuale. Të gjitha të dhënat në nivel të produkteve janë mbledhur sipas Listës së PRODCOM -2014 të BE-së, e cila është pjesë përbërëse e Rregullores për PRODCOM të Bashkimit Evropian.
Publikimi vjetor mbi statistikat e PRODCOM - it për vitin referues 2014 përmban të dhëna mbi strukturën e numrit të të punësuarve, të prodhimit dhe shitjeve të realizuara sipas sektorëve.
Në bazë të programit të punës në ASK, ky hulumtim do të jetë i rregullt dhe do të publikohet në baza vjetore.