Statistikat e Hotelerisë, TM4 2021
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë” për tremujorin e katërt (TM4) 2021
Në TM4 2021 pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Nga të dhënat e kësaj ankete, në TM4 2021, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 109 087, prej tyre 36.68% ishin vizitorë vendorë dhe 63.32% ishin vizitorë të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 137 559, prej tyre 41.73% nga vizitorët vendorë dhe 58.27% nga vizitorët e huaj.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 45 700 vizitorë dhe 59 318 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, në Prizren dhe në Pejë. Ndërkaq, vendi nga vijnë, për sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.
Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017 - 2021.