Statistikat e Hotelerisë, TM4 2019
Bie numri i vizitorëve nëpër hotelet e Kosovës
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2019
Në tremujorin e katërt të vitit 2019 (TM4 2019) pjesë e anketës ishin 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, të Pejës, e kështu me radhë.
Në TM4 2019, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 67 493, prej tyre 38.83% ishin vendorë dhe 61.17% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 114 209, prej tyre 35.01% nga vendorët dhe 64.99% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 30 834 vizitorë dhe 54 568 net-qëndrimi.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqi, etj.
Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2019.