Statistikat e Hotelerisë, TM4 2018

  • 07/03/2019

Në TM4 2018, numri i vizitorëve ishte 72 449

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2018

Në tremujorin e katërt të vitit 2018 (TM4 2018) pjesë e anketës ishin 208 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.

Në TM4 2018, numri i vizitorëve ishte 72 449, prej tyre 38.12% ishin vendorë dhe 61.88% ishin vizitorë të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 121 479, prej tyre 34.30% nga vendorët dhe 65.70% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 27 734 vizitorë dhe 52 254 netqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2018.