Statistikat e Hotelerisë, TM4 2016

  • 09/03/2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremmujorin e katërt (TM4) të vitit 2016.

Në tremujorin e katërt të vitit 2016 (TM4 2016) pjesë e anketës janë 121 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajoni i Prishtinës, i Pejës, i Gjakovës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 10.11%.

Në këtë tremujor, numri i vizitorëve ishte 26 486, prej tyre: 29.61% janë vizitorë vendorë dhe 70.39% janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve ishte  41 303, ku prej tyre: 26.09% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 73.91% janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 17 013 vizitorë dhe  25 543  netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë dhe Pejë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga: Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.


Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Hotelerisë për TM4 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/media/2923/statistikat-e-hoteleris-tm4-2016.pdf

Qasja në të dhëna tabelare:http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Tourism%20and%20hotels/?rxid=0402337b-78ae-45e2-9682-b02f86e12de7