Statistikat e Hotelerisë, TM3 2018

  • 05/12/2018

Në TM3 2018, numri i vizitorëve në hotele ishte 95 244

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2018

Në tremujorin e tretë të vitit 2018 (TM3 2018) pjesë e anketës ishin 198 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në Rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 16.15%.

Në TM3 2018, numri i vizitorëve ishte 95 244, prej tyre 29.28% ishin vendorë dhe 70.72% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 159 110, prej tyre 25.04% nga vendorët dhe 74.96% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 31 429 vizitorë dhe 51 686 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, SHBA, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numri i vizitorëve të jashtëm sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017.