Statistikat e Hotelerisë, TM2 2017
Statistikat e Hotelerisë, TM2 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për TM2 2017.
Në tremujorin e dytë të vitit 2017 (TM2 2017) pjesë e anketës janë 131 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në regjionin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 11.36%.
Në TM 2 2017 numri i vizitorëve është 31 707 vizitor, 24.62 % janë vizitor vendor, dhe 75.38% janë vizitor të jashtëm kurse numri i bujtjeve në TM 2 2017 është 48 337 bujtje, 22.69 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 77.31 % janë të huaj.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka regjioni i Prishtinës me 19 857 vizitor dhe 30 084 netëqëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.