Statistikat e Hotelerisë, TM1 2021

  • 03/06/2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Hotelerisë” në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2021.

Në TM1 2021, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Sipas të dhënave nga ky publikim, në TM1 2021, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 69 448 vizitorë, prej tyre 46.82% ishin vendorë dhe 53.18% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 111 318, prej tyre 48.39% nga vendorët dhe 51.61% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e kishte Rajoni i Prizrenit me 21 252 vizitorë dhe 28 851 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania,  etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2020.