Statistikat e Hotelerisë, TM1 2018

  • 05/06/2018

Në 187 hotele në TM1 2018 ishin 64 501 vizitorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2018

Në tremujorin e parë të vitit 2018 (TM1 2018) pjesë e anketës ishin 187 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 12.38%.

Në TM1 2018, numri i vizitorëve ishte 64 501 vizitorë, prej tyre 42.69% ishin vizitorë vendorë, kurse 57.31% ishin vizitorë të jashtëm. Ndërkaq, numri i bujtjeve  në TM1 2018 ishte  86 227 bujtje, ku 40.70 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 59.30% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 29 487 vizitorë dhe 41 224 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Turqia, SHBA, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një aneks i veçantë, që përmban të dhënat nga Policia e Kosovës lidhur me numrin e vizitorëve të jashtëm, sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017.