Statistikat e Hotelerisë, Shtator 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin shtator 2022
Në shtator 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) është 40 390, prej tyre 37.05% ishin vendorë dhe 62.95% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishin 70 575, prej tyre 37.65% nga vendorët dhe 62.35% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e kishte Rajoni i Prishtinës me 17 907 vizitorë dhe 31 247 net-qëndrimi.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Peja e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëri, Gjermania, Zvicra etj.