Statistikat e Hotelerisë, Prill 2022

  • 08/07/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën Prill 2022.

Në Prill 2022 (M4 2022) pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Në Prill 2022 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është 29 195 prej tyre 35.57% janë vendor dhe 64.43% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 46 141 prej tyre 31.89% nga vendorët dhe 68.11% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka regjioni i Prishtinës me 15 083 vizitor dhe 24 892 net-qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, etj.