Statistikat e Hotelerisë, Mars 2023

  • 28/04/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën mars 2023

Në mars 2023, pjesë e anketës ishin 146 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 52 089 prej tyre 30.76%  ishin vendorë dhe 69.24% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 111 405, prej tyre 33.54%  nga vendorët dhe 66.46% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve e ka Rajoni i Prishtinës me 18 567 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka Rajoni i Pejës me 65 253 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra  etj.