Statistikat e Hotelerisë, Mars 2022

  • 08/06/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën Mars 2022.

Në Mars 2022 (M3 2022) pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Në Mars 2022 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është 28 662 prej tyre 37.18% janë vendor dhe 62.82% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 46 547 prej tyre 34.96% nga vendorët dhe 65.04% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka regjioni i Prishtinës me 13 834 vizitor dhe 24 394 net-qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.