Statistikat e Hotelerisë, Korrik 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin korrik 2022
Në korrik 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Në korrik 2022, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 53 820, prej tyre 28.64% ishin vendorë dhe 71.36% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 119 580, prej tyre 23.31% nga vendorët dhe 76.69% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve e kishte Rajoni i Prishtinës me 16 630 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimi e kishte Rajoni i Pejës me 48 139 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj.