Statistikat e Hotelerisë, Janar 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën Janar 2023.
Në Janar 2023 (M1 2023) pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Në Janar 2023 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është 38,465 prej tyre 40.87% janë vendor dhe 59.13% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 67,138 prej tyre 44.79% nga vendorët dhe 55.21% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve e ka regjioni i Prishtinës me 13,870 vizitor, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimi e ka regjioni i Pejës me 23,520 net-qëndrimi.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania etj.