Statistikat e Hotelerisë, Dhjetor 2022

  • 30/01/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për dhjetor 2022

Në dhjetor 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Sipas rezultateve të dala nga kjo anketë, në numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 42 042,  prej tyre 37.59% ishin vendorë dhe 62.41% ishin të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 81 202,  prej tyre 45.44% nga vendorët dhe 54.56% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve e ka rajoni i Prishtinës me 16 235 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të  net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me 29 959 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania etj.