Statistikat e Arsimit, 2021/2022

  • 10/06/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) , kanë përgatitur publikimin “Statistikat e Arsimit 2021/2022”.

Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët,  arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 32,397, prej tyre në sektorin publik 24,431 fëmijë ose 75.4% ndërsa në sektorin privat 7,966 fëmijë ose 24,6%.

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 224,429, prej tyre në sektorin publik ishin 217,977ose 97.1%, ndërsa në sektorin privat 6,452 ose 2.9%.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 70,850 prej tyre në sektorin publik 67,138 ose 94.8%, ndërsa në sektorin privat ishin 3,712 nxënës ose 5.3%.

Ndërsa numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special ishte 291 nxënës.

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar ishte  82,389 prej tyre në universitetet publike 50,188 studentë, ose shprehur në përqindje 60.9%, ndërsa në kolegjet private ishte 32,201 studentë, ose 39.1%.