Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, TM3 2019

  • 18/12/2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitë publikimin e radhës  “ Statistikat e Tregtisë me Pakicë - TM3/2019 ”,  me të dhëna mbi Tregtinë me pakicë për tremujorin e fundit (TM3 - 2019).

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve:
Në tremujorin e tretë të vitit 2019 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, rritje kanë: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 12.5%, Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 7.4%, Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 2.2% dhe Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 1.1%.
Derisa gjatë këtij tremujori rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (7.8 %), Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (3.8%), Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (0.9%) dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (0.8%).