Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, TM3 2018

  • 19/12/2018

Rritet tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore për 2.1%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat Atashkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e tretë (TM3) 2018

Në bazë të të dhënave të publikuara vërejmë së në TM3 2018, krahasuar me TM2 2018, kishte rritje te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara për 14.1%; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara për 9.0%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 7.1%; Tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara për 2.1%; dhe te Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 0.7%.

Derisa ka pasur rënie, gjatë këtij tremujori, te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara (-14.7%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (-2.7%); dhe Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (-1.5%).