Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, Tetor 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për muajin tetor 2022
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Në muajin tetor 2022, struktura e qarkullimit ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (31.79%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (31.6%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (17.42%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (13.13%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (3.58%); Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose Internetit) (0.85%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.79%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.75%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.08%).
Ndërkaq, struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.76%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (23.62%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (22.49%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (9.78%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.16%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.28%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.23%); Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes Postës ose Internetit) (0.4%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.29%).