Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, Shtator 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për muajin shtator 2022
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Në muajin shtator 2022, struktura e qarkullimit ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (34.49%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (26.28%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (17.56%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (14.31%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.19%); Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose internetit) (1.14%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.88%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.84%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.3%).
Ndërkaq, struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.57%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (23.59%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (22.12%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (10.34%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.12%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.25%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.2%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.42%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose Internetit) (0.4%).