Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, Shkurt 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për muajin shkurt 2023
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Në muajin shkurt 2023, indeksi i qarkullimit, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shkurt 2022), sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te: Tregtia me pakicë, jo në dyqane (përmes Postës ose Internetit) (59.36%); Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (35.38%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (16.67%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (11.56%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (8.43%); dhe te Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (4.48%).
Ndërsa, rënie kishte te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (-1.07%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (-1.65%); dhe te Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (-1.88%).
Ndërkaq, indeksi i numrit të të punësuarve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (3.49%); dhe te Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (2.98%).
Ndërsa, kishte rënie te: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (-0.06%); Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes Postës ose Internetit) (-1.98%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (-2.21%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (-2.54%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (-9.69%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (-11.92%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (-25.29%).