Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, Shkurt 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për muajin shkurt 2022
Në muajin shkurt 2022, struktura e qarkullimit ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (37.62%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.2%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (26.2%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.95%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (15.69%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.82%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (13.58%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.16%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga dhe stande (përmes postës ose internetit) 0.78%.
Ndërsa, struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik, në muajin shkurt, ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.98%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.27%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (10.65%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.3%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (23.1%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.35%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (21.58%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.41%) dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (përmes Postës ose Internetit) 0.37%.