Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, Qershor 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për muajin qershor 2022
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Në muajin qershor 2022, struktura e qarkullimit ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (33.13%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (30.15%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (17.63%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (12.3%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.34%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.87%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga dhe shtande (përmes postës ose internetit) (0.7%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.68%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.21%).
Ndërkaq, struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.82%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (23.83%; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (22%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (9.74%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.3%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.25%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.23%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.41%) dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (përmes postës ose Internetit) (0.41%).