Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, Mars 2022

  • 13/06/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për muajin mars 2022

Në muajin mars 2022, struktura e qarkullimit kishte rritje te: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (22.94%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (20.34%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (4.65%).

Derisa, kishte rënie te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (-35.87%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga dhe stande (përmes postës ose Internetit) (-25.37%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (-21.75%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (-14.19%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (-11.32%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (-9.32%).         

Në muajin mars 2022, struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.48%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (1.48%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (0.89%).

Derisa rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (-39.93%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (përmes Postës ose Internetit) (-26.11%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (-19.79%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (-10.75%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (-5.10%); dhe Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (-3.10%).