Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, Korrik 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për muajin korrik 2022
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Në muajin korrik 2022, struktura e qarkullimit ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.72%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (28.97%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (16.44%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (11.82%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (3.88%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.72%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga dhe stande (përmes postës ose internetit) (0.72%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.57%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.16%).
Ndërkaq, struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.9%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (23.8%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (21.94%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (9.89%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.23%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.22%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.19%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.41%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (përmes postës ose Internetit) (0.41%).