Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, Janar 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për muajin janar 2023
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Në muajin janar 2023, struktura e qarkullimit ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.83%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (27.38%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (15.1%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (14.07%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (3.96%); Tregtia me pakicë jo në dyqane( përmes postës ose Internetit) (1.05%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.8%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.66%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.13%).
Ndërsa, struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.89%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (23.38%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (22.58%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (9.73%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.15%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.36%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.24%); Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose Internetit) (0.36%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.31%).