Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, Dhjetor 2022

  • 10/03/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, për muajin dhjetor 2022

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

Në muajin dhjetor 2022,  struktura e qarkullimit ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (38.91%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (23.28%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (16.74%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (14.38%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (3.93%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.05%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.88%); Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose Internetit) (0.67%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.15%).                                                                                                                             

Ndërsa, struktura e të punësuarve sipas aktiviteteve ekonomike ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.46%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.15%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (10.41%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.32%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (23.35%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.23%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (22.42%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.28%) dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose Internetit) (0.38%).