Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, TM2 2021
Treguesit e Transportit, Magazinimit dhe Postës me rritjen më të madhe të numrit të të punësuarve
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, për tre mujorin e dytë (TM2) 2021, (2017=100)
Indekset e treguesve për tregti, në TM2 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum pati rritje për 48.43%, kurse Indeksi i numrit të të punësuarve pati rritje për 14.88%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM2 2020).
Indekset e treguesve për Transport, Magazinim dhe Postë, në TM2 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 105.48%, kurse Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 55.10%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM2 2020).
Indekset e treguesve për Bar-Restorante, në TM2 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 204.11%, kurse Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 34.12%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020 (TM2 2020) .
Indekset e treguesve për Informacion dhe Komunikacion, në TM2 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 41.88%, kurse Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 48.46%, krahasuar me periudhën e njëjtë 2020 (TM2 2020).