Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, Tetor 2022

  • 13/01/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për muajin tetor 2022 (2020=100)

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në sektorin e shërbimeve për muajin tetor të vitit 2022.

Në muajin tetor të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Tetor 2021) ishte: Hoteleria (43.87%); Tregtia (38.06%); Agjencitë e udhëtimit (33.94%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (22.64%); Informacioni dhe Komunikacioni (19.12%); Bar-Restorantet (11.53%);  dhe Transporti dhe Magazinimi (10.71%).

Ndërkaq, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Tetor 2021) ishte te: Tregtia (31.86%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (22.32%); Informacioni dhe Komunikacioni (14.23%); Transporti dhe Magazinimi (8.52%); Agjencitë e udhëtimit (6.88%); Bar-Restorantet (5.18%); dhe Hoteleria (1.54%).