Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, Qershor 2022

  • 13/09/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për qershor 2022 (2020=100)

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në sektorin e shërbimeve për muajin qershor të vitit 2022.

Në muajin qershor të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2021) ishte: Hotele 88.03%; Informacioni dhe Komunikacion (55.31%); Aktivitete të Arkitekturës dhe të Inxhinierisë (48.94%); Tregti (47.61%); Transport dhe Magazinim (38.93%); Agjenci udhëtimi (27.07%); dhe Bar-Restorante (21.26%).

Ndërkaq, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, në muajin qershor 2022, krahasuar me muajin qershor 2021 ishte: Tregti (34.85%); Aktivitete të Arkitekturës dhe të Inxhinierisë (10.16%); Transport dhe Magazinim (9.83%); Hotele (7.6%); Bar-Restorante (6.87%); Informacion dhe Komunikacion (6.83%); dhe Agjenci udhëtimi (4.41%).