Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, Prill 2022

  • 13/07/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për muajin prill 2022 (2020=100)

Sipas kësaj ankete,  në muajin prill 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (prill 2021) ishte: Tregtia (13.71%); Transporti dhe Magazinimi (-6.6%); Hotelet (86.81%); Bar-Restorantet (22.18%); Informacioni dhe Komunikacion (20.47%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (-13.3%); dhe Agjencitë e udhëtimit (-27.15%).