Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, Nëntor 2022

  • 13/02/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për muajin nëntor 2022 (2020=100)

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në sektorin e shërbimeve për muajin nëntor të vitit 2022.

Në muajin nëntor të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Nëntor 2021) ishte: Agjencitë e udhëtimit (62.98%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (49.27%); Hoteleria (48.77%); Tregtia (35.43%); Informacioni dhe Komunikacioni (11.85%); Bar-Restorantet (2.12%); dhe Transporti dhe Magazinimi (1.42%).                                                                                                            

Ndërsa, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Nëntor 2021) ishte te: Tregtia (31.49%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (20.23%); Informacioni dhe Komunikacioni (15.02%); Transporti dhe Magazinimi (10.34%); Bar-Restorantet (6.47%); Agjencitë e udhëtimit (4.6%); dhe te Hoteleria (0.29%).