Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, Mars 2022

  • 13/06/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për muajin mars 2022 (2020=100)

Sipas kësaj ankete, në muajin mars të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (mars 2021) kishte rritje te: Tregtia (44.09%); Transporti dhe Magazinimi (8.3%); Hotelet (15.09%); Informacioni dhe Komunikacioni (24.54%); dhe Aktivitetet e Arkitekturës e të Inxhinierisë (26.52%). Kurse, rënie kishte te: Bar-Restorante (-18.95%) dhe agjenci udhëtimi (-16.56%).