Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, Korrik 2022

  • 13/10/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për muajin korrik 2022 (2020=100)

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në sektorin e shërbimeve për muajin korrik të vitit 2022.

Në muajin korrik të vitit 2022, indeksi i qarkullmit në sektoret e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Korrik 2021) ishte: Hotele (56.31%); Tregti (38.09%); Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike (38.05%); Informacion dhe Komunikacion (36.12%); Transport dhe Magazinim (9.37%); Bar-Restorane (5.16%); dhe Agjenci udhëtimi (-6.25%).         

Ndërkaq, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Korrik 2021) ishte: Tregti (33.92%); Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike (22.53%); Informacion dhe Komunikacion (10.63%); Transport dhe Magazinim (9.97%); Hotele (7.17%); Bar-Restorane (5.33%); dhe Agjenci Udhëtimi (3.52%).