Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, Janar 2023

  • 13/04/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për Janar 2023 (2020=100)

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në sektorin e shërbimeve për muajin Janar të vitit 2023.

Në muajin janar të vitit 2023, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Janar 2022) kishte rritje te këto grupe: Tregtia (36.7%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (32.7%); Informacioni dhe Komunikacioni (24.5%); Hotelet (20.5%); Transporti dhe Magazinimi (17.2%); Bar-Restorantet (8.5%); dhe Agjencitë e udhëtimit (1.2%).

Ndërsa, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Janar 2022) kishte rritje te keto grupe: Tregtia (37.0%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (19.3%); Informacioni dhe Komunikacioni (12.1%); Transporti dhe Magazinimi (11.6%);  Agjencitë e udhëtimit (5.0%); dhe Bar-Restorantet (3.2%). Kurse ka një rënie te Hotelet me (-1.2%).