Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, Janar 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për Janar 2022 (2020=100).
Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në sektorin e shërbimeve për muajin Janar të vitit 2022
Në muajin Janar të vitit 2022 indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Janar 2021) ishte: Tregti 24.84%; Transport dhe Magazinim 7.94%; Hotele 57.52%; Bar-Restorante 25.99%; Informacioni dhe Komunikacion 9.44%; Agjenci udhëtimi 32.44% dhe Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike ishin zvogëluar (-57.14%).