Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, Gusht 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për muajin gusht 2022 (2020=100)
Në muajin gusht të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (gusht 2021) ishte: Hotele (23.62%); Informacion dhe Komunikacion (17.99%); Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike (16.26%); Tregti (12.4%); Bar-Restorante (1.07%); Transport dhe Magazinim (-2.7%); dhe Agjenci udhëtimi (-10.21%).
Ndërkaq, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Gusht 2021) ishte: Tregti (32.26%); Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike (21.25%); Informacion dhe Komunikacion (11.62%); Transport dhe Magazinim (8.99%); Bar-Restorante (7.16%); Hotele (3.06%); dhe Agjenci udhëtimi (0.94%).