Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, Dhjetor 2022

  • 13/03/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për muajin dhjetor 2022 (2020=100)

Në muajin dhjetor të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Dhjetor 2021) ishte: Hotelet (46.03%); Tregtia (40.43%); Agjencitë e udhëtimit (24.24%); Informacioni dhe Komunikacioni (24.02%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (16.02%); Bar-Restorantet (4.2%); dhe Transporti dhe Magazinimi (3.58%).                                                                                                               

Ndërsa, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Dhjetor 2021) ishte: Tregti (30.94%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (24.55%); Informacioni dhe Komunikacioni (14.74%); Transporti dhe Magazinimi (12.2%); Agjencitë e udhëtimit (4.68%); Bar-Restorantet (4.23%); dhe Hotelet (0.44%).