Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, TM4 2016
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” për tremujorin e katërt (TM4) 2016. Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C- përpunuese, D-Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave), në periudha tremujore, nëpërmjet te cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në tremujorin e katërt (TM4), krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2016, ka pasur një rritje prej: 46.7% te Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D); 28.6% te Industria Nxjerrëse (B); si dhe 18.8% te Furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E). Derisa, rënie kishte në sektorin Industrisë përpunuese (C) prej (-2.8%).
Ndërkaq , krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2015), ka pasur një rritje te: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 43.5%; Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 14.8%; si dhe Industria përpunuese (C) me 1.2%. Ndërsa, kishte rënie Industria nxjerrëse (B ) me (-13.5%).
Për më shumë informata, lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për TM4 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra