Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, TM3 2019
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM3 2019 (2017=100).
Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 – 2018), rritje kemi në sektorin e industrisë përpunuese (C) me 2.63 %, kurse ulje kishte edhe tek, furnizimi me rrymë, gaz, veprimtaritë dhe ajër te kondicionuar (D) me (12.60)%,ulje kishte edhe në industrinë nxjerrëse (B) me (11.91 %) si dhe furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit te mbeturinave (E) me (5.66%).
Në tremujorin e tretë të vitit 2019 krahasuar me tremujorin e dytë 2019, furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (D) kishte rritje prej 7.94%, rritje kishte edhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) për 1.75%, si dhe ne sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për 0.05%, ndërsa ulje kishte ne sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me (15.25%).