Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, TM3 2016
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” për tremujorin e tretë (TM3) 2016. Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon të paraqesë ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C- përpunuese, D-Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Krahasuar tremujorin e tretë (TM3) me tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2016, ka pasur një rritje te Industria përpunuese (C) prej 3.0%. Derisa, rënie kishte në: sektorin për furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 20.3%; Industria Nxjerrëse (B) me 4.7%; si dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 2.2%.
Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2015), ka pasur një rritje te: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 14.1%; Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 4.8%. Kurse, ka pasur rënie te: Industria përpunuese (C) me 13.9%; dhe Industria Nxjerrëse (B ) me 3.3%.
Për më shumë informata lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë TM3 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra